Futbolli italian në zi, ndërron jetë ish-presidenti legjendar

Futbolli italian është në zi pasi  presidenti historik i Palermos ,  Maurizio Zamparini ka ndërruar jetë .

Zamparini vdiq në moshën 80-vjeçare në spitalin Cotignola , në provincën e Ravenës , ku ishte shtruar prej ditësh.

Tetorin e kaluar Zamparini mori një tronditje të rëndë nga vdekja e papritur e  djalit të tij Armando , 22 vjeç, i cili vdiq në Londër nga një sëmundje.

Bota e futbollit mban zi për vdekjen e Maurizio Zamparini, i cili ishte fillimisht president i Venezias , të cilën ai e solli në Serie A, dhe më pas president i Palermos nga 21 korriku 2002.

Ai udhëhoqi rosanero në Serie A deri në kualifikimet e paharrueshme për Kupën UEFAdhe Ligën e Evropës duke sjellë në plan të parë kampionë si Cavani, Pastore, Amauri, Barzagli dhe Dybal .

Më pas shumë vështirësi financiare çuan në falimentimin e klubit rozanero derisa Zamparini u largua nga bota e futbollit. /albeu.com

 


Shtuar 1.02.2022 09:49