Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka përzgjedhur kampin bazë ku do të stacionohet Kombëtarja Shqiptare gjatë ditëve të qëndrimit në Gjermani për ndeshjet e Euro 2024.
Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se qendra ku do të qëndrojë skuadra kuqezi përgjatë finaleve të turneut quhet SportCentrum Kaiserau, një kompleks nga më të mirët në Gjermani për ekipe sportive në afërsi të Dortmundit.
None found
Qendra stërvitore është e specializuar për grumbullime dhe faza përgatitore të skuadrave dhe ka eksperiencë të pasur, pasi aty janë grumbulluar për faza përgatitore apo për turne në të kaluarën ekipet kombëtare të Gjermanisë, Brazilit, Spanjës, Bregut të Fildishtë apo klube si FC Bajern Mynih, Real Madrid, FC Liverpul, FC Porto, Borusia Dortmund, Shalke 04, Valencia, Atletik Bilbao, Udinese, Legia Varshavë, Borusia Mënshengladbah, Verder Bremen, RB Lajpcig, Eintraht Frankfurt, Volfsburg, Union Berlin, Fortuna Dyseldorf, Roda Kerkrade, Standard Liezh, Los Anxheles Galaksi, SC Paderborn, Shtutgart, Hamburger, Bohum, Arminia Bielefeld dhe Dinamo Dresden.
24 orë para çdo ndeshjeje ekipi kombëtar do të transferohet në qytetin ku do të luhet dhe pas ndeshjes do të kthehet përsëri në kampin bazë për të vijuar përgatitjet.
Bëhet fjalë për një qendër ekselence sportive që ofron të gjitha kushtet e duhura, duke përmbushur kërkesat e stafit teknik. Trajneri Sylvinho dhe stafi i FSHF-së vizituan dy ditë më parë lokacionet e sugjeruara nga UEFA dhe më në fund pas një pune këmbëngulëse arritën të sigurojnë shërbimet e kësaj qendre stërvitore.
Kampi bazë i Shqipërisë është përzgjedhur në një lokacion që ka pranë 6 prej 10 stadiumeve që do të presin ndeshjet e turneut.
Shorti i 2 dhjetorit e pozicionoi Shqipërinë në Grupin B me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë. Kombëtarja kuqezi do të luajë ndeshjen e parë ndaj Italisë më 15 qershor në stadiumin e Dortmundit, ndërsa më 19 qershor do të përballet me Kroacinë në stadiumin e Hamburgut.
Ndeshja e tretë e grupit do të jetë ajo ndaj Spanjës, që do të luhet më 24 qershor në stadiumin “Düsseldorf Arena”.
Momente tmerri kanë përfshirë provincën e Torinos. [...]Read More...
Analisti politik Melazim Koci përmes një postimi në Facebook ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, gjatë vizitës…
Uji në sistemin ujësjellës të Kumanovës është i sigurt për pije, tregojnë analizat e deritanishme nga Qendra për shëndet publik,…
Gati dy vite pas vdekjes së Liam Payne, dokumente të reja hedhin më shumë dritë mbi orët e fundit të…
Sapo ka nisur marshimi i protestuesve nga sheshi “Skënderbej” drejt godinës së Kryeministrisë, në kuadër të ditës së 72-të të…
Berat GjimshitiPas një dekade, plotë, sfida dhe emocione të “përziera”, mbrojtësi shqiptar, Berat Gjimishit i ka dhënë fund aventurës profesionale…