Categories: maqedoni

Analizat konfirmojnë se uji në Kumanovë mund të pihet pa rrezik

Rezultatet e deritanishme të kontrolleve të kryera nga Qendra për Shëndet Publik, laboratori i Stacionit filtrues dhe Instituti për Shëndet Publik dëshmojnë se uji nga ujësjellësi i Kumanovës është i sigurt për pije. Këtë e bëri të ditur Toni Jonçevski, udhëheqës i Stacionit filtrues Kumanovë.

Të lidhura

None found

Sipas tij, cilësia e ujit në Kumanovë mbikëqyret në 11 pika matëse, përfshirë edhe Stacionin filtrues. Krahas kontrolleve të rregullta, çdo tre muaj realizohen edhe analiza periodike të zgjeruara.

“Uji në Kumanovë kontrollohet nga 11 vende matëse, mes të cilave është edhe Stacioni filtrues, ndërsa bëhet edhe analiza periodike, të zgjeruara në çdo tre muaj. Uji nga sistemi ujësjellës në Kumanovë është i sigurt për shfrytëzim sipas rezultateve të deritanishme. Analizat merren edhe nga Qendra pëlr shëndet publik, nga laboratoria e jonë dhe nga Instituti për shëndet publik. Të gjitha analizat deri tani tregojnë se uji është i sigurt për pije”, deklaron Jovçevski.

Jovçevski sqaroi gjithashtu funksionin e klorit rezidual, i cili hidhet në ujë pasi përfundon procesi i pastrimit. Ky klor shërben si masë shtesë sigurie brenda rrjetit të furnizimit.

“Klori rezidual është klori që i shtohet ujit pas pastrimit dhe në fakt është mbrojtësi i ujit të pijshëm, domethënë shërben si mbrojtje kundër ndotjes së mundshme sekondare dhe për shkatërrimin e mikroorganizmave që mund të jenë të pranishëm në ujë”, shprehet Jovçevski.

Sa i përket furnizimit gjatë temperaturave të larta të verës, deri tani nuk janë regjistruar defekte apo ndërprerje të mëdha. Rezervuarët kanë qenë të mbushur këtë vit, ndërsa “Ekonomia e ujërave” siguron rregullisht sasi shtesë përmes bajpasit. Në përdorim janë edhe sasitë që vijnë nga “Mitev Most” dhe “Bedinje”.

“Duke marrë parasysh që rezervuarët ishin plot këtë vit, ‘Ekonomia e ujërave’ lëshon rregullisht sasi shtesë uji përmes bajpasit, ndërsa përdoren edhe sasitë nga ‘Mitev Most’ dhe ‘Bedinje’. Deri tani, nuk kemi vërejtur ndonjë ndërprerje të madhe të furnizimit me ujë”, thotë Jovçevski.

Pavarësisht furnizimit të qëndrueshëm, në mbrëmje dhe veçanërisht gjatë intervaleve kur kërkesa rritet, pjesët më të larta të Kumanovës mund të përballen me rënie të presionit. Jovçevski e lidh këtë situatë me përdorimin joracional në zonat e poshtme të qytetit, ku tërhiqen sasi të mëdha uji dhe, si rrjedhojë, dobësohet presioni në zonat më të larta.

“Ekonomia e Ujërave” u bën thirrje qytetarëve që ta përdorin me kujdes dhe në mënyrë racionale ujin e rrjetit, sidomos në periudhat me konsum të shtuar. Kjo do të ndihmonte në ruajtjen e presionit të qëndrueshëm dhe në garantimin e furnizimit pa pengesa për të gjithë shfrytëzuesit.

të fundit

Four vehicles collide near Kozjak HPP, seven people injured

MPB njofton se ka ndodhur një aksident i rëndë zinxhirore në mes katër automjeteve pranë "HEC Kozjak", në të cilën…

21 seconds ago

From “Push the Wire” to “Call KFOR,” Halil Geci Mocks the Opposition Over the Ibar Bridge

Halil Geci ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në urën kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë, ku KFOR-i ka nisur…

1 minute ago

Prishtina Seeks International Response to Serbia’s Threats and Military Buildup

Gjuha hegjemoniste dhe kërcënuese e Beogradit, armatosja e Serbisë dhe deklaratat e fundit e presidentit të Serbisë për ndryshimin e…

2 minutes ago

Përgjegjësitë e sigurisë në Ibër dhe Deçan kalojnë gradualisht te institucionet e Kosovës, Halilaj: Mesazh i qartë për Beogradin

Policia e Kosovës ka nisur marrjen e përgjegjësisë për sigurinë në urën kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë, ndërsa përgjegjësi…

3 minutes ago

Following 7.4-Magnitude Earthquake in Colombia, World Leaders Pledge Aid: “We Are Ready to Mobilize Whenever Needed

Disa udhëheqës botërorë kanë shprehur gatishmërinë për të ndihmuar Kolumbinë pas tërmetit masiv me magnitudë 7.4, duke ofruar ekipe shpëtimi,…

3 minutes ago

Ilir Xhemalaj presents his vision for a “New Albania”: The law must be equal and the state must serve citizens

Aktivisti Ilir Xhemalaj, në fjalën e mbajtur para Kryeministrisë, ka renditur disa nga pikat e platformës së “Shqipërisë së Re”.…

3 minutes ago