sport

FSHF nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi me UNHCR, Presidenti Duka: Të ndihmojmë në përmirësimin e jetës së refugjatëve përmes futbollit

Federata e Futbollit dhe UNHCR (Zyra e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët) nënshkruan sot në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” një Memorandum Mirëkuptimi për të forcuar bashkëpunimin në promovimin e përfshirjes së refugjatëve, azilkërkuesve dhe personave pa shtetësi, si dhe kohezionit social dhe zhvillimit të të rinjve përmes futbollit.

Ky memorandum, i nënshkruar nga Presidenti i FSHF-së, Armand Duka dhe përfaqësuesi i UNHCR në Shqipëri, Toshitsuki Kawauchi, pasqyron angazhimin e përbashkët për të përdorur fuqinë e futbollit në forcimin e lidhjeve midis refugjatëve dhe komuniteteve pritëse në të gjithë vendin tonë.

Të lidhura

None found

Marrëveshja ndërtohet mbi partneritetin e gjatë botëror midis UNHCR-së dhe UEFA-s, duke njohur sportin si një mjet të fuqishëm për mbrojtje, përfshirje dhe mirëqenie.

Sipas këtij memorandumi, UNHCR dhe FSHF do të punojnë së bashku për të krijuar më shumë mundësi për fëmijët dhe të rinjtë nga komunitetet pritëse dhe ato të refugjatëve që të angazhohen në futboll. Partneriteti do të sigurojë hapësira të sigurta dhe gjithëpërfshirëse ku ata mund të zhvillojnë aftësitë e tyre në një mjedis që promovon punën në ekip, qëndrueshmërinë dhe solidaritetin.

Pas nënshkrimit të memorandumit, Presidenti Duka tha se firmosja e këtij memorandumi është shumë i rëndësishëm për përfshirjen dhe mbështetjen e të gjithë refugjatëve që jetojnë në Shqipëri.

“Nuk është fillimi i bashkëpunimit tonë me UNCHR, për përfshirjen e refugjatëve, integrimin dhe mbështetjen e tyre. Kemi zhvilluar edhe një ndeshje miqësore në muajin maj, në ditën kombëtare të refugjatëve. Nëpërmjet kësaj marrëveshje, do të vazhdojmë të zhvillojmë aktivitete sensibilizuese dhe përfshirëse për të gjithë refugjatët që janë në vendin tonë.

Në muajin e ardhshëm do të jemi pjesë e Unity Cup, organizuar nga UEFA me një ekip refugjatësh nga Shqipëria. Nuk është e lehtë, pasi refugjatët që janë në Shqipëri janë pa dokumenta. Por në bashkëpunim me Ambasadën Holandeze, kemi vënë gjithçka në rrugën e duhur për ta zhvilluar këtë aktivitet.

Ky memorandum që po firmosim sot zyrtarizon bashkëpunimin tonë, që e kemi pasur dhe për ta çuar në një nivel edhe më të lartë. Është një nga objektivat tonë që nëpërmjet futbollit të ndikojmë në jetën e shoqërisë shqiptare dhe të gjithë atyre që jetojnë në vendin tonë. Këtij objektivi i shërben edhe kjo marrëveshje, që të ndihmojmë edhe jetën e refugjatëve nëpërmjet futbollit dhe të japim këtë mesazh përmes lojës tonë të bukur.

Ju falënderoj edhe njëherë për besimin që keni në bashkëpunimin me ne dhe për firmosjen e kësaj marrëveshje”, – tha Presidenti Duka në fjalën e tij.

Tags: DukaFSHF

të fundit

Rrezik i madh nga zjarret në Bulqizë, flakët kërcënojnë shtëpitë në Zall-Strikçan

Situatë shqetësuese në Bulqizë. Një vatër zjarri është përhapur me shpejtësi në fshatin Zall-Strikçan, në Njësinë Administrative Zerqan. Flakët, të…

4 minutes ago

Pesë oficerë të rinj të FSK-së përfundojnë pesëvjeçarin e studimeve ushtarake në Turqi

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka takuar sot pesë kadetë nga Kosova, të cilët kanë përfunduar me sukses…

5 minutes ago

Exceptional Rush in Morinë: More Than 200,000 Kosovars Travel to Albania at the End of August

Pika e kalimit kufitar të Morinës, në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë, vijon të përballojë një fluks të lartë udhëtarësh…

8 minutes ago

Avni Islami warns of the threat of espionage: Kosovo must not become a base for foreign agents

Profesori i shkencave të sigurisë, Avni Islami, ka reaguar lidhur me çështjet e sigurisë kombëtare dhe rrezikun nga spiunazhi, duke…

8 minutes ago

We Were Just 10 Seconds Away from Tragedy” / The Student Who Survived the Flood in Nepal: Everything Disappeared Before My Eyes

Yunisha, 16 vjeçe, është një nga rreth 900 nxënësit që u shpëtuan falë vendimit të drejtorit të shkollës për t’i…

10 minutes ago

Quarrel between father and son in Italy, 83-year-old kills 49-year-old with a knife

Një 49-vjeçar ka humbur jetën pasi u godit me thikë nga babai i tij 83-vjeçar, pas një grindjeje familjare në…

10 minutes ago