Me fitoren 3-0 ndaj Aluminij mbrëmjen e djeshme, Dinamo siguroi kalimin në fazën e 3-të të Conference League. Pas përfundimit të kësaj përballjeje reagoi edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka.
Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit vlerësoi paraqitjen e skuadrës së drejtuar nga Ilir Daja, duke nënvizuar karakterin dhe ambicien që ajo tregoi. Ai gjithashtu u uroi suksese kryeqytetasve në fazën e ardhshme të Ligës së Konferencës.
None found
Në reagimin e tij, Duka deklaroi se Dinamo City konfirmoi sërish se futbolli shqiptar zotëron cilësinë, karakterin dhe ambicien e nevojshme për të konkurruar denjësisht në arenën europiane.
Presidenti i FSHF-së e cilësoi kualifikimin të merituar, ndërsa theksoi se çdo arritje e klubeve vendase përbën sukses për futbollin shqiptar. Sipas tij, ky rezultat tregon qartë se puna, investimet dhe besimi po japin frytet e tyre.
Në fund, Duka theksoi se rrugëtimi vazhdon dhe i uroi Dinamos suksese në raundin e tretë të UEFA Conference League.
Një tifoz sllovak i Real Madridit pretendon se ai dhe djali i tij u nxorën nga tribunat e Camp Nou…
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka bërë thirrje për revoltë kombëtare për mbrojtjen e jetës dhe sigurisë së grave…
Në Kuvendin e Kosovës sot do të mbahen katër mbledhje të komisioneve parlamentare, ku në agjendë janë raportimi i drejtorit…
Ekspertët e sigurisë paralajmërojnë se shpërblimi prej 2500 eurosh për efektivët e vijës së parë gjatë protestave rrezikon të perceptohet…
Është arrestuar Albert Sylaj, i dyshuari kyç për vrasjen e Arlinda Zekaj në Vitomiricë. Policia njoftoi se pas angazhimeve intensive…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se një takim midis Presidentit rus Vladimir Putin dhe Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky do…