sport

FSHF nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Federatën e Basketbollit për rritjen e arbitrimit

Federata e Futbollit dhe Federata e Basketbollit, kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me qëllim promovimin, zhvillimin dhe përmirësimin e cilësisë së arbitrimit në të dyja sportet, përkatësisht futbollit dhe basketbollit.

Me anë të kësaj marrëveshjeje, synohet shkëmbimi i përvojave, praktikave të mira dhe gjetja e burimeve për të arritur rezultate më pozitive, si dhe për të rritur nivelin e profesionalizmit të arbitrave.

Të lidhura

None found

Ky memorandum bashkëpunimi u nënshkrua në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” dhe të pranishëm ishin Presidenti i FSHF-së, Armand Duka dhe Presidenti i FSHB-së, Avni Ponari.

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, e cilësoi këtë marrëveshje bashkëpunimi shumë të rëndësishme dhe falënderoi Presidentin Ponari për gatishmërinë e tij.

Presidenti Duka, u shpreh i sigurt se kjo marrëveshje do t’i shërbejë të dyja federatave për shkëmbimin e eksperiencave më të mira dhe për të bërë akoma më shumë, për dy sportet më të rëndësishme në Shqipëri.

“Jemi në zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit për të firmosur një marrëveshje shumë të rëndësishme për arbitrimin, bashkë me Presidentin e Federatës Shqiptare të Basketbollit, z. Avni Ponari, të cilin e falënderoj dhe i uroj mirëseardhje. Gjithashtu, e falënderoj për gatishmërinë e tij për këtë marrëveshje. Dy sportet tona, futbolli dhe basketbolli, për mua më të rëndësishmet në vendin tonë, janë sporte të ngjashme sepse janë sporte kolektive dhe kanë elementë që mund t’i bashkojnë. Nëpërmjet këtij memorandumi ne do të bëjmë seminare dhe përgatitje të përbashkëta për arbitrat gjatë dy viteve të ardhshme.

Unë jam i sigurt që kjo marrëveshje do t’i shërbejë të dyja federatave dhe të dyja sporteve për shkëmbimin e eksperiencave më të mira që kanë Federata e Basketbollit dhe Federata e Futbollit. Së bashku do të bëjmë akoma më shumë. Një pikë shumë e rëndësishme e marrëveshjes është aktivizimi i arbitrave vajza dhe gra, si në futboll ashtu edhe në basketboll, mënyra se si duhet t’u qasemi atyre, kushtet që duhet të krijojmë dhe ndihma e tyre për zhvillimin e arbitrimit dhe gjithë sportit të basketbollit e futbollit.

Duke falënderuar edhe një herë Presidentin Ponari, uroj që të kemi një bashkëpunim sa më të mirë dhe të mos ndalemi vetëm në fushën e arbitrimit, por edhe në çdo aspekt tjetër ku kemi interesa të përbashkëta për zhvillimin e futbollit dhe basketbollit në Shqipëri dhe arenën ndërkombëtare”, – tha Presidenti Duka.

Presidenti i FSHB-së, Avni Ponari, e cilësoi këtë marrëveshje si historike dhe shumë të rëndësishme, pasi do të ndikojë në rritjen e cilësisë së arbitrimit.

Gjithashtu, ai falenderoi Presidentin Duka për gjithçka ka bërë për sportin në Shqipëri.

“Faleminderit, President Duka! Për mua është një ditë e veçantë, ndoshta dhe historike, sepse për herë të parë dy federata nënshkruajnë një marrëveshje të përbashkët. Një marrëveshje që do t’i shërbejë bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe ndërtimit të një programi e strategjie për edukimin dhe rritjen e nivelit të cilësisë. Vajza dhe djemtë që ushtrojnë këtë profesion do të kenë mundësinë të pasqyrojnë dhe tregojnë nivelin e lartë të arbitrimit, sepse ata janë në të vërtetë njerëzit që përfaqësojnë federatat dhe janë dinjitozë, si në fushat e blerta ashtu edhe në pallatet e sportit.

Do të punojmë për të larguar konceptin e gabuar që arbitrat janë fajtorët e humbjeve. Do të luftojmë që kjo frymë të largohet dhe arbitrimi të marrë peshën dhe rolin që ka për të pasqyruar denjësisht aktivitetet dhe zhvillimin e aktiviteteve sportive.

Edhe njëherë, z. Duka, të uroj për këtë iniciativë dhe për gjithçka që ke bërë edhe për basketbollin, pa përmendur sukseset e mëdha që futbolli ka arritur nën drejtimin tuaj, si në Shqipëri ashtu edhe më gjerë”, – tha Presidenti i FSHB-së, Avni Ponari.

të fundit

Në New York, Kurti nderon vëllezërit Bytyqi: Drejtësia ende mungon, do ta kërkojmë me SHBA-në

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe në New York në kujtim të vëllezërve Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi,…

1 second ago

Pogradec/ Pas sherrit, goditet me mjet prerës një person

Një sherr në Pogradec ka degraduar në përdorimin e thikës. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në fshatin Proptisht të…

3 minutes ago

Pas rritjes së shportës sindikale, LSDM kërkon pagë minimale prej 600 eurosh

LSDM kërkon që Kuvendi të miratojë propozimin e tyre për rritjen e pagës minimale në 600 euro, pasi shporta minimale…

7 minutes ago

Tajfuni Dujuan vë Japoninë në alarm, ndalen trenat dhe anulohen fluturime e koncerte

Japonia është në alarm për shkak të tajfunit të fuqishëm Dujuan, i cili po afrohet drejt bregdetit lindor të vendit.…

9 minutes ago

26-vjeçarja turke e dënuar për vdekjen e motoristit gjendet pa jetë në Mal të Zi

Një 26-vjeçare turke, e cila ishte dënuar për një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një motoristi, është gjetur e…

9 minutes ago

Pamje dramatike nga Singapori, anija e mallrave përplaset me varkën kineze të peshkimit

Një përplasje mes një anijeje mallrash dhe një varke peshkimi në ujërat e Singaporit është filmuar dhe pamjet po qarkullojnë…

9 minutes ago