Categories: kosovë

Pesë oficerë të rinj të FSK-së përfundojnë pesëvjeçarin e studimeve ushtarake në Turqi

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, priti sot pesë kadetë nga Kosova, të cilët kanë përmbyllur me sukses studimet në Akademinë Ushtarake të Forcave të Armatosura të Republikës së Turqisë.

Të lidhura

None found

Gjatë takimit, Maqedonci uroi nëntogerët Ramadan Rexha, Gjergj Dreni, Altin Salihaj, Elmë Ramadani dhe Admirim Ismajli për përfundimin e pesë viteve të përgatitjes akademike. Ky formim përfshiu një vit kurs përgatitor për gjuhën turke dhe katër vite studime ushtarake.

Ai theksoi se Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës e konsiderojnë arsimimin dhe avancimin profesional të personelit si një prej fushave prioritare.

“Para nisjes së ceremonisë së diplomimit në Akademinë Ushtarake të Forcave të Armatosura të Republikës së Turqisë, pata kënaqësinë të takoj kadetët nga Kosova që përfunduan me sukses shkollimin në këtë akademi prestigjioze. Urova nëntogerët Ramadan Rexha, Gjergj Dreni, Altin Salihaj, Elmë Ramadani dhe Admirim Ismajli për përfundimin e pesë viteve të shkollimit, ku përfshihen një vit kurs përgatitor të gjuhës turke dhe katër vite studime ushtarake”, ka shkruar Maqedonci në Facebook.

Sipas ministrit, përveç rritjes së kapaciteteve dhe modernizimit të forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës i kushtojnë rëndësi të veçantë edukimit, arsimimit dhe zhvillimit profesional të pjesëtarëve të tyre. Ai vlerësoi se përgatitja e kuadrove të mirëfillta ushtarake përbën një investim në të ardhmen e FSK-së, si dhe në krijimin e një force moderne, profesionale dhe të aftë për të bashkëpunuar me ushtritë e vendeve partnere.

“Edukimi i oficerëve tanë në akademitë prestigjioze të shteteve partnere ndihmon njëkohësisht në forcimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit mes forcave tona të armatosura. Republikës së Turqisë i shprehim mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme në arsimimin dhe zhvillimin profesional të pjesëtarëve të FSK-së. Nëntogerëve tanë u uroj suksese të shumta në detyrat dhe përgjegjësitë që i presin në shërbim të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Republikës së Kosovës”, tha ai.

të fundit

PSG-ja mposht Villarrealin me gjashtë gola dhe ruan ecurinë perfekte në Ligën e Kampionëve

Paris Saint-Germaini ka dhuruar një tjetër paraqitje spektakolare në Ligën e Kampionëve, duke e mposhtur Villarrealin me rezultat të thellë…

4 minutes ago

Izraeli paralajmëron SHBA-në dhe vendet e Gjirit për rrezikun e armëve kimike iraniane

Izraeli ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara dhe vendet e Gjirit për mundësinë që Irani të përdorë armë kimike, duke pretenduar…

16 minutes ago

“E marketoi vetë, ka dashur ta djegë”, Artan Hoxha tregon pse e nxorri Veliaj emrin e Arbër Hajdarit

Gazetari Artan Hoxha, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus se Erion Veliaj e ka marketuar vetë Arbër Hajdarin,…

18 minutes ago

Neuer ngjitet në vendin e tretë për paraqitje në Champions, pas Ronaldos dhe Casillasit

Manuel Neuer ka shkruar një tjetër kapitull në historinë e Ligës së Kampionëve, duke tejkaluar Lionel Messin dhe Thomas Müllerin…

22 minutes ago

Audioincizim i ri i bisedës së Arlinda Zekajt me policin: I tha të kthehej në shtëpi, edhe pse personat për të cilët pyeste do të ishin aty

Një bisedë tronditëse mes Arlinda Zekajt dhe një zyrtari policor zbulon momentet kur ajo kërkonte të dinte nëse duhej të…

30 minutes ago

Në Konferencën e Sigurisë në Berlin, Hoxhaj kërkon anëtarësimin e Kosovës në NATO

Ish-kryediplomati, Enver Hoxhaj, ka marrë pjesë në debatin e nivelit të lartë “Angazhimi i besueshëm në Jug”, në kuadër të…

30 minutes ago