Frenkie de Jong vendos të qëndrojë në “Camp Nou”, United aktivizon “planin B”

Frenkie de Jong ishte objektivi kryesor i Manchester United në këtë merkato, por holandezi nuk ka ndërmend të largohet nga Barcelona, madje ka pranuar të ulë ndjeshëm edhe pagën e tij.

Për këtë arsye, United tanimë është kthyer në “planin B”.

“Plani B” i Djajve të Kuq është pikërisht ylli i Serie A, Sergej Milinkovic-Savic, raporton Manchester Evening Neës.

Mesfushori serb është tentuar edhe herë të tjera nga Unied dhe disa klube të tjera të Premier League, ndërsa tani duket se ka ardhur momenti i së vërvetës për të./albeu.com