Frenkie de Jong refuzon të largohet, Barcelona nxjerr në shitje Ter Stegen

Barcelona e ka të nevojshme medoemos të shesë një nga lojtarët me pagë të lartë në skuadër.

Katalanasit tentuan të bindnin Frenkie de Jong t’i bashkohej Manchester United, por lojtari dëshiron qëdrimin në “Camp Nou” dhe për këtë ka pranuar të ulë ndjeshëm pagën e tij.

Sipas raportimeve të “Cadena SER”, Barcelona tani po konsideron shitjen e Marc Andre ter Stegen.

Portieri është mes lojtarëve që mund t’i sigurojë disa të ardhura ekipit, por gjithashtu paga e tij do ta lironte ndjeshëm klubin.

Mbetet të shihet në vazhdim se si do të veprojë klubi me gardianin e portës./albeu.com