Francezi më i suksesshëm në historinë e futbollit, ja çfarë rekordi ka vendosur Benzema

Pas fitores matematikisht të trofeut të La Liga-s, në triumfin me “poker” golash ndaj Espanyol, ylli i sulmit të “Los Blancos”, Karim Benzema, është bërë lojtari francez më i sukseshëm në historinë e futbollit.

Gjatë gjithë karrierës së tij, 34-vjeçari që luan me madrilenët ka fituar plot 29 tituj, tre më shumë se lojtari i Bayern Munich, Kingsley Coman, i cili mban vendin e dytë, në listën me gjashtë francezët më të suksesshëm, ndërsa podium plotësohet nga ishi i bavarezëve, Bixente Lizarazu, me 24 tituj.

Në vend të katërt qëndron lojtari i Salernitanës, Frnack Ribery, po me 24 tituj, në vend të pestë renditet lojtari i Inter Miami, Blaise Matuidi me 21 tituj dhe vendin e gjashtë e mban ishi i Manchester United, Patrice Evra, me 21 tituj.