Francezi Laporte ka zgjedhur të përfqësojë kombëtaren e Spanjës?

Prestigjozja spanjolle “MARCA” raporton se mbrojtësi francez i Mancheser City-t, Aymeric Laporte ka pranuar të vesh fanellën e Kombëtares së Spanjës në Evropianin e ardhshëm.

Laporti pritet të jetë pjesë e kombëtares Spanjolle në EURO 2020 që nis me 11 qershor.

Zgjedhje befasuese për Laporten që ka qenë pjesë e Francës (11 ndeshje), U18 (9 ndeshje), U19 (2 ndeshje) dhe Espoirs (19 ndeshje), por që është zhgënjyer shumë nga mos zgjedhja e Didier Deschamps.

Në fakt, Laporte është ftuar tri herë nga Deschamps, dy herë në tetorin e vitit 2016, pastaj në marsin e 2017, por në këtë të fundit nuk kishte luajtur.

Që nga ajo kohë, qendërmbrojtësi i Cityt nuk ka dëgjuar asgjë nga stafi i Francës dhe kjo ka ndikuar që të ndryshojë vendim dhe të përfaqësojë Spanjën.


Shtuar 11.05.2021 15:58