Ka përfunduar pritja për duelin mes Francës dhe Senegalit në Kupën e Botës 2026, me të dyja skuadrat që tashmë kanë bërë publike formacionet zyrtare.
Trajnerët kanë zgjedhur të nisin takimin me lojtarët më të rëndësishëm, duke mos kursyer emrat kryesorë që nga minuta e parë.
Të lidhura
None found
Te përfaqësuesja franceze, fokusi më i madh bie te reparti ofensiv, ku Michael Olise, Ousmane Dembélé dhe Désiré Doué do të jenë pas kapitenit Kylian Mbappé.
Në prapavijë, Didier Deschamps ka vendosur t’i besojë qendrës së mbrojtjes me Dayot Upamecano dhe William Saliba, ndërsa në portë do të jetë Mike Maignan.
Nga krahu tjetër, Senegali paraqitet me eksperiencën e Kalidou Koulibalyt në mbrojtje, si edhe me një treshe sulmuese të rrezikshme të përbërë nga Ismaïla Sarr, Nicolas Jackson dhe kapiteni Sadio Mané, i cili konsiderohet ende shpresa kryesore e “Luanëve të Terangës”.
Franca: Maignan; Koundé, Upamecano, Saliba, Theo Hernandez; Tchouaméni, Rabiot; Olise, Dembélé, Doué; Mbappé.
Senegali: E. Mendy; Diatta, Koulibaly, Niakhaté, Diouf; Idrissa Gana Gueye, Pape Gueye, Camara; Ismaïla Sarr, Jackson, Sadio Mané.

