Spanja ka arritur të sigurojë një vend në finalen e Kupës së Botës 2026, pasi mposhti Francën me rezultatin 2-0 në një gjysmëfinale të dominuar prej tyre.
None found
Ekipi spanjoll e kontrolloi ndeshjen me pjekuri, duke u treguar më i rrezikshëm dhe më efikas në momentet kyçe, ndërkohë që Franca nuk arriti të gjente mënyrën për të depërtuar në mbrojtjen e “La Roja”.
Golat e takimit u realizuan nga Mikel Oyarzabal dhe Pedro Porro, teksa francezët nuk rrezikuan asnjëherë seriozisht portën spanjolle.
Pikërisht Pedro Porro u vlerësua si lojtari më i mirë i ndeshjes nga platforma Sofascore, duke marrë notën 8.1.
Në radhët e Spanjës, nota të larta morën gjithashtu Rodri me 7.6, Pau Cubarsi me 7.4 dhe Aymeric Laporte me 7.2.
Nga ana tjetër, zhgënjimi i kësaj gjysmëfinaleje ishte mbrojtësi francez Lucas Digne, i cili u vlerësua me notën 5.6 për performancën e tij të dobët.
Spanja tani pret në finale fituesin e sfidës tjetër gjysmëfinale mes Anglisë dhe Argjentinës, që do të luhet nesër (e mërkurë) duke filluar nga ora 21:00.
Gjithashtu janë bërë publike edhe notat e lojtarëve të tjerë të të dyja përfaqësueseve.
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…
Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…
FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...
Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…