Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, pas pjesëmarrjes në konferencën e Odës Ekonomike Amerikane në Maqedoni (AmCham), vuri në pah disa përparësi: thjeshtimin e procedurave administrative, zgjerimin e shërbimeve digjitale dhe përdorimin më të gjerë të teknologjive moderne në ndërmarrjet vendase.
Sipas tij, Maqedonia duhet të krijojë një mjedis që nxit zhvillimin e zgjidhjeve inovative digjitale dhe tërheq investime me vlerë të shtuar më të lartë.
None found
Andonovski theksoi se vendi ka njerëz të talentuar dhe kompani vendase me përvojë ndërkombëtare, ndaj detyra e institucioneve është të sigurojnë rregulla të parashikueshme, infrastrukturë digjitale të sigurt dhe veprim në kohën e duhur.
Ai shtoi se digjitalizimi i shërbimeve është i lidhur ngushtë me reformat administrative, forcimin e sigurisë kibernetike dhe harmonizimin me standardet evropiane.
Nëpërmjet iniciativave “Vezilka”, “DIGITMAK” dhe “INNOFEIT EDIH”, sipas ministrit, kompanive të vogla u krijohen mundësi për të përdorur inteligjencën artificiale, për të zhvilluar produkte të reja dhe për të përmirësuar aftësitë e punonjësve.
Ministri nënvizoi se suksesi i transformimit digjital në dy-tre vitet e ardhshme duhet të matet me rezultate konkrete: më shumë procedura plotësisht të digjitalizuara, afate më të shkurtra dhe një numër më i madh kompanish që aplikojnë teknologji të reja.
Gjithashtu, Andonovski shprehu pritshmërinë për forcimin e bashkëpunimit me komunitetin e biznesit, me qëllim tejkalimin e pengesave ekzistuese, zhvillimin e burimeve njerëzore dhe krijimin e zgjidhjeve praktike për qytetarët dhe ekonominë.
Cristian ShpendiCristian Shpendi ka gjetur golin e 9-të sezonal, në sfidën që po luhet në këto momente mes Cesenës dhe…
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Pajaziti, ka bërë të ditur se Komisioni për Mjedis, Planifikim Hapësinor, Ushqim, Bujqësi, Pylltari, Zhvillim…
Më 25 nëntor, e mërkurë, ora 10:00, do t’i fillojë punimet konferenca shkencore “Rexhep Qosja- figurë shumëplanëshe e kulturës shqiptare”,…
Prokuroria Publike në RMV vazhdon me aktivitetet për forcimin e kapaciteteve të kuadrove dhe zhvillimin kuadrove të punonjësve.Në kuadër të…
Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, ka thënë se Kosova ishte e pranishme edhe në aktin historik të shpalljes…
Tiranë, 24 nëntor 2026: Anëtarët e Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri i ribesuan Rexhino Çekrezit postin e Zëvendëspresidentit për…