Categories: sport

Spanja merr sinjale pozitive para duelit me Portugalinë, katër lojtarë stërviten të diferencuar

Para ndeshjes së rëndësishme me Portugalinë në fazën e 1/16 së finales së Kampionatit Botëror, te Kombëtarja e Spanjës kanë ardhur lajme inkurajuese.

Të lidhura

None found

Mundo Deportivo raporton se në seancën stërvitore të zhvilluar sot, Lamine Yamal, Pedro Porro dhe Aymeric Laporte nuk u bashkuan me grupin, por zhvilluan vetëm punë rikuperuese në palestër.

Megjithatë, gjendja e tyre fizike nuk konsiderohet shqetësuese dhe të tre pritet të jenë të gatshëm për përballjen ndaj Portugalisë.

Sipas të njëjtit raportim, edhe Dani Olmo është përgatitur veçmas nga pjesa tjetër e ekipit, por edhe ai do të jetë në dispozicion të trajnerit për këtë sfidë të shumëpritur.

Spanja mbërrin në këtë duel pas një fitoreje bindëse në raundin e kaluar, aty ku triumfoi ndaj Austrisë me shifrat 3-0 dhe vulosi kalimin në fazën pasuese të turneut.

Tashmë, La Roja kërkon të ecë më tej në Botëror, ndërsa ndeshja kundër Portugalisë parashikohet të jetë një nga përballjet më tërheqëse të kësaj faze të kompeticionit./

të fundit

Kërçeli rejects claim over “€1 billion”: €6.5 million worth of energy was imported from Serbia

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

1 hour ago

Kërçeli kundërshton pretendimin për “1 miliardin”: Nga Serbia u importuan 6.5 milionë euro energji

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

1 hour ago

Jensen Huang’s resignation rocks Nvidia: Espionage suspicions expose bigger issues

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

3 hours ago

Dorëheqja e Jensen Huang trondit Nvidia-n: dyshimet për spiunazh zbulojnë çështje më të mëdha

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

3 hours ago

Liga e Kombeve ka shtatë çerekfinalistë, Danimarka dhe Norvegjia vendosin biletën e fundit

Shtatë nga tetë çerekfinalistët e Ligës së Kombeve për edicionin 2026/27 tashmë janë përcaktuar. Pas ndeshjeve të së hënës, Gjermania…

3 hours ago

36-year-old firefighter dies after falling from a cliff while hiking in Missouri

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin në Misuri të SHBA-së, ku një zjarrfikëse 36-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë…

3 hours ago