FOTO/ “Po humb 3,9 milionë euro”, mesazhi i Rei Manajt për largimin nga sheikët ndez rrjetin: Dua 2 mijë njerëz në aeroport

Një bashkëbisedim i një tifozi turk me sulmuesin e Kombëtares shqiptare, Rei Manaj, ka pushtuar rrjetin në Turqi. Nuk ka ardhur ende asnjë konfirmim nga palët, por mesazhi po përhapet gjerësisht meqë sipas tij, Manaj po bën një sakrificë shumë të rëndësishme financiare për t’u kthyer te Sivaspor.

Në mesazhet e shkëmbyera në “Instagram”, Manaj i përgjigjet me sa duket interesimit për një kthim të mundshëm në Turqi dhe situatës së negociatave.

“Vëlla, të prish kontratën këtu, pasi ata kërkonin 3 milionë euro. Ndërsa unë u lashë 3,9 milionë euro të rrogës time për prishjen e kontratës dhe unë humb 3,9 vetëm për të ardhur te Sivas”, shkruhet në këtë mesazh të Manajt, i cili duket i gatshëm të largohet nga Al Sharjah në Emiratet e Bashkuara Arabe

Më pas, ai vazhdon bashkëbisedimin e tij me një kërkesë specifike pas kthimit te Sivaspor. “Dua 2 mijë njerëz në aeroport”, shkruhet në këtë bashkëbisedim që aludohet se është bërë mes tifozit të klubit turk dhe Manajt.


Shtuar 26.01.2026 20:30