Formacioni me nënshkrimet më të shtrenjta gjatë kësaj vere në Europë, ekip i denjë për fitimin e Champions League (FOTO LAJM)

Merkatoja e verës që lam pas, solli lëvizje të emrave të mëdhenj. Skuadra më aktive gjatë kësaj merkatoje padyshim që ishte Barcelona, por nuk mbetën pas edhe klubet e Premier League, si Manchester City apo Chelsea.

Duke i hedhur një sy të gjithë transferimeve, AS ka arritur të nxjerrë 11-shen më të shtrenjtë duke respektuar çdo pozicion.

Në portë është Luis Maximiano, portieri që u transferua nga Granada te Lazio, duke zënë vendin e Thoma Strakoshës.

Faza e mbrojtjes plotësohet nga Molina në të djathtë, De Ligt dhe Kounde në qendër dhe Nuno Mendes në të majtë.

Dy mesfushorët difensiv janë Casemiro dhe Tchoumani, i pari u largua nga Real Madridi për te Man.United, ndërsa i dyti erdhi nga Monaco dhe tanimë ka zënë vendin e brazilianit te “galaktikët”.

Në krahë janë Antony, blerja më e fundit e United dhe Sterling në krahun tjetër. Qendra e sulmit, përbëhet nga dy super qendërsulmues, Leëandoëski dhe Haaland./albeu.com