Formacionet zyrtare: Ukrainë – Belgjikë

Ukraina dhe Belgjika do të përballen në kuadër të rrethit të fundit në fazën e grupeve të Euro 2024.

Ndeshja që fillon në ora 18:00, do të luhet në stadiumin “MHPArena”.

Gjendja në Grupin E është më e zjarrtë se në grupet tjera, me katër skuadrat që kanë nga tri pikë.

Andaj, ukrainasit do të kërkojnë fitore pasi kanë një golaverazh më të dobët se Belgjika që ka golaverazh më të mirë dhe janë në vendin e dytë.

Formacionet zyrtare:

Ukraina: Trubin, Tymchyk, Zabarnyi, Svatok, Matviyenko, Mykolenko, Brazhko, Sudakov, Shaparenko, Yaremchuk, Dovbyk.

Belgjika: Casteels, Castagne, Theate, Faes, Vertonghen, De Bruyne, Onana, Tielemans, Doku, Trossard, Lukaku.


Shtuar 26.06.2024 17:07

Tags: