FORMACIONET ZYRTARE / Partizani dhe Egnatia “all-in”, Shehi dhe Tetova zgjedhin 22 luftëtarët e finales së titullit

Emocionet sa vijnë dhe shtohen. “Air Albania” pret finalen e titullit mes Partizanit dhe Egnatias, duel ky që do të startojë në orën 19:00.

Ekipet prej ditësh kanë zhvilluar përgatitjet për këtë sfidë, me trajnerët që kanë përgatirur çdo gjë deri në detaj. Kryeqytetasit kërkojnë titullin e dytë rresht, ndërsa rrogozhinasit të parin në historinë e klubit.

Orges Shehi dhe Edlir Tetova kanë shuar çdo dilemë, teksa kanë vendosur për formacionet e kësaj finale. Në këtë mënyrë të dy timonierët kanë zgjedhur 11-luftëtarët e kësaj sfide, ku në lojë është titulli kampion.

Formacionet zyrtare:

PARTIZANI:

Trajner: Orges Shehi

Formacioni: Qirko, Atanaskoski, Sota, Sembene, Hadroj, Murataj, Maget, Rrapaj, Bintsuka, Cara, Mba.

EGNATIA:

Trajner: Edlir Tetova

Sherri, Fangaj, Dulis, Malota, Xhemajli, Ndreca, Aleksi, Zejnullai, Fernando, Ibrahimoglu, Montenegro.


Shtuar 26.05.2024 17:51