Mungesat e shumta në kampin bavarez i kanë lënë shumë pak mundësi zgjedhjeje Vinsent Kompanisë. Nojer, Upamekano, Dejvis, Ito, Pavloviç, Koman dhe Musiala nuk do të jenë të gatshëm për trajnerin, belg, i cili ka vetëm dyshime në mbrojtje dhe mesfushë.
Nëse në korsinë e majtë të mbrojtjes do të aktivizohet Stanisivv atëherë Bajerni do të jetë më i kujdesshëm në mbrojtje ndërsa nëse në vend të kroatiti do të zgjidhet Gerrero atëherë vendasit do të kenë zgjedhur një strategji më agresive. Në mesfushë Kimish mund të ketë si partner Palinjën ose Goreckën. Në javët e fundit gjermani ka arritur që të fitojë shumë kredite në sytë e ambientit, i cili i kërkoi që të largohej në fund të sezonit. Edhe në këtë zgjedhje gjithçka varet nga dëshira e Kompanisë dhe mënyrën se si ka përgatitur këtë duel. Nëse aktivizohet Palinja atëherë Bajerni do të jetë disi më i mbuluar në mbrojtje.
Sa i përket miqve nga Milano, Simone Inzagi do të bëjë formacionin pa Dimarkon, i cili do të zëvendësohet nga Karlos Augusto. Italiani është stërvitur individualisht dhe nuk ka mundur që të jetë gati për ndeshjen. Ndërsa në sulm pritet që të aktivizohet dyshja Turam-Martinez ndërsa në stol alternativa e vetme do të jetë Arnautoviç.
Bajerni i Mynihut (4-2-3-1): Urbig, Laimer, Dier, Kim, Stanisic/Guerreiro, Kimish, Goretcka, Olize, Myler, Sane, Kejn
Trajner: Vinsent Kompani
Inter (3-5-2): Zomer; Pavard, Açerbi, Bastoni; Darmian, Barela, Çalhanoglu, Mhitarjan, Karlos Augusto; Lautaro Martinez, Thuram
Trajner: Simone Inzagi