Lajmet që vinin nga Franca nuk gënjyen dhe tani është zyrtare: Paulo Fonseca është trajneri i ri i Olympique Lyon.
Trajneri portugez, i shkarkuar nga Milani para Vitit të Ri 2025, mbyll njëherë e mirë kapitullin me kuqezinjtë dhe e nis një aventurë të re sërish në Ligue 1, në pankinën e Lionit.
Tekniku 51-vjeçar ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor 2027 me skuadrën franceze.