Florin Bratu prezanton idenë te Partizani: Synojmë një ekip të bashkuar, çdo lojtar do të marrë mundësinë e tij

Partizani do të luajë pas pak minutash kundër Besës së Kavajës në testin e parë miqësor të fazës përgatitore për sezonin e ri. Përpara sfidës, trajneri Florin Bratu dha një prononcim të shkurtër.

Të lidhura

None found

Tekniku theksoi se edhe një ndeshje miqësore ka peshë të veçantë në këtë periudhë. Sipas tij, synimi është krijimi i një skuadre ku mbizotërojnë grupi, empatia dhe vullneti për të luftuar për njëri-tjetrin, me qëllim ndërtimin e një të ardhmeje edhe më të fortë e më të sigurt.

Bratu u ndal edhe te puna e zhvilluar në stërvitje, si në fushë ashtu edhe në palestër. Ai vlerësoi se ky është momenti i përgatitjeve dhe se skuadra duhet të arrijë nivelin e duhur fizik e teknik.

Trajneri deklaroi se futbollistët po punojnë shumë mirë, si për nga intensiteti ashtu edhe për ritmi, ndërsa po fitojnë edhe duelet. Duke qenë se Partizani ka shumë lojtarë në dispozicion, Bratu bëri të ditur se dëshiron t’u ofrojë hapësirë të gjithëve. Për këtë arsye, miqësorja me Besën e Kavajës është zgjedhur për të vlerësuar gjendjen e ekipit.


Shtuar 18.07.2026 17:54

MatbetjojobetİmajbetcasibomJojobetjojobetjojobetultrabetcasibomcasibomcasibomjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasPusulabetbetciobetcio girişİmajbetTipobetHoliganbetHoliganbetTipobetjojobet girişjojobet girişbetcio