Fituan titullin e Serie A, reagon Presidenti i Interit

Presidenti i Interit, Steven Zhang ka festuar titullin për këtë edicion përmes një postimi në Instagram.

 

“Neurazzurët” fituan titullin e 19-të në histori pas barazimit mes Sassuolos dhe Atalantas.

Skuadra e Antonio Conte zyrtarisht është kampion me 82 pikë në 34 ndeshje, derisa kanë mbetur edhe katër ndeshje të mbetura.

Presidenti Zhang është rikthyer në Milan këtë javë dhe ka festuar trofeun.

“Faleminderit të gjithëve”, shkoi ai.

Zhang gjithashtu u urua nga presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, që gjithashtu i paralajmëroi “do të rikthehemi”.


Shtuar 2.05.2021 19:05

Tags: ,