Fitore me vuajtje ndaj Elches, Zidane: Kur jemi të durueshëm, vijnë gjëra të mira

Reali ka arritur të fitojë sot ndaj Elches me shumë vështirësi, ndeshje e vlefshme për javën  e 27 tw La Ligas.
 
Reali arriti të fitojë ndaj Elches me rikthim nga disavantazhi.
 
“Los Blancos” u gjendën në disavantazh nga goli i Dani Calvo në min (61′), por Benzema u përkujdes që pikët e plota ti marrë Reali. Francezi shënoi në min (73′) dhe (90+2).
 
Pas ndeshjes, trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane u shpreh i kënaqur me arritjen e fitores.
 
“Elche është një skuadër që mbrohet shumë mirë dhe punojnë shumë”, tha ai.
 
“Kur një kundërshtar mbyllet ndaj jush në këtë mënyrë, atëherë është e vështirë për çdo skuadër. Ne jemi ata që duhet të gjejmë zgjidhje në këtë aspekt”, tha Zidane.
 
“Në fund të pjesës së parë kemi pasur raste, dhe kur mbajmë ritmin dhe jemi të durueshëm, do vijnë gjëra të mira. Ne duhet të besojmë në veten tonë më shumë, pa u çmendur”, përfundoi Zinedine Zidane. /albeu.com/


Shtuar 13.03.2021 19:59