Fitore mes polemikash, Zidane: E merituam, goli i Benzemas i jashtëzakonshëm

Zinedine Zidane ka folur pas fitores në ‘El Clasico’ kundër Barcelonës me rezultat 2-1, ndeshje e vlefshme për javen e 30-të në La Liga.

Tekniku francez tha se skuadra e tij e meritoi këtë fitore.

“E merituam El Clasicon. Ne arritëm të shënonim të parët dhe kjo ishte mirë. Benzema është i jashtëzakonshëm edhe goli i tij gjithashtu. Ne ishim afër të shënonim edhe golin e tretë. Në ndeshjet e mbetura s’ka më budallaqe, duhet të fokusohemi më shumë”, ka thënë Zizu pas ndeshjes.

Me këtë fitore, Real Madrid tani kryeson në tabelën e La Ligas, por me pikë të njëjta si Ateltico Madrid, kjo e fundit ka edhe një ndeshje më pak.


Shtuar 10.04.2021 23:51