Fiorentina me hap “gjiganti”, kalon Romën dhe Juven (VIDEO)

Fiorentina ka marrë një fitore të vuajtur sot ndaj Bologna-s me rezultatin e ngushtë 2-3 në shtëpinë e këtyre të fundit.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-1 ku golat u shënuan nga Maleh dhe Barroë. Fillimi i pjesës së dytë ishte i vrrullshëm nga klubi Violë ku Biraghi dërgon topin në rrjetë. Nuk mund të mungonte dhe serbi Vlahoviç i cili shënoi përsëri gol. Nga fundi i kohës së rregullt Bologna ngushton rezultatin në 2-3 por Fiorentina arriti mjaft mirë të mbronte 3 pikët.

Tashmë Fiorentina ndodhet në vendin e pestë në kuotën e 27 pikëve duke lënë pas Romën (25 pikë) dhe Juventusin (24 pikë)./h.ll/albeu.com


Shtuar 5.12.2021 14:33