Fiorentina, Barone: Turp për Milanin që nuk shiti bileta për tifozët tanë

Joe Barone ka kometnuar situatën e ndërlikuar për ndeshjen Milan-Fiorentina pak ditë para ndeshjes që mund të vlejë shumë për Milanin në rrugëtimin për Scudetto. Milan vendosi të mos shesë asnjë biletë për tifozët e Fiorentinës, gjë e cila ka hasur shumë polemika.

Drejtori i përgjithshëm i Fiorentinës, akuzoi klubin e Milanit për mos shitjen e biletave për tifozët e tij.

“Të mërkurën në mbrëmje fola me Paolo Scaronin, i thash që jam shumë i inatosur për këtë situatë. Ne nuk jemi respektuar, turp për Milanin. Ata janë të vetëdijshëm që jemi shumë të zemëruar për këtë situatë, të shohim nëse do të ketë më shumë reagime nga tani deri të dielën”, u shpreh Barone. /h.ll/albeu.com