FIFA nuk di të falë, dënon me 3 ndeshje yllin gjerman të Bayernit

FIFA nuk e ka anashkaluar sjelljen e Leroy Sane në miqësoren e nëntorit të shkuar, ku Gjermania u përball me Austrinë. Ditën e sotme, futbollistit të Bayern Munchen i është komunikuar dhe bërë e ditur se do të jetë i pezulluar për tre ndeshjet e ardhshme të përfaqësueses gjermane.

Duke marrë parasysh këtë dënim nga FIFA, Sane do të mungojë në ndeshjet miqësore që “panzerat” do të luajnë përballë Francës dhe Holandës. Ndërsa pritet të vendoset se cila do të jetë ndeshja e tretë.

Pavarësisht vendimit të marrë nga FIFA, në krahun tjetër Federata Gjermane e Futbollit pritet që ta apelojë këtë çështje, duke shpresuar në uljen e dënimit të sulmuesit 28-vjeçar. /newsport.al/


Shtuar 11.01.2024 19:17