FIFA jep “OK”, Italia dhe Argjentina gati për “Copa Maradona”

Mungonte miratimi nga ana e FIFA-s, por një ide e tillë (lindi pas penalltisë së fundit të finales së Europiait, në Wembley) që përjetëson një figurë legjendare se Diego Armando Maradona nuk mund të hidhej poshtë. Itali-Atgjentinë, përplasja mes fitueses së Europianit dhe asaj të Copa Americas do të luhet në muajin dhjetor të këtij viti ose në janar 2022, në qytetin e dytë të “Pibe de Oros”, Napoli.

Nuk është për t’u habitur, trofeu në fjalë do të quhet “Copa Maradona”. Itali-Argjentinë do të zinte vendin e Kupës së Konfederatave, e cila, nga viti 1992 deri në vitin 2017 ka vënë përballë të gjithë skuadrat kampione të konfederatave përkatëse, të cilave iu shtuan ekipi pritës dhe kampionë e botës në fuqi, për një total prej 8 skuadrash. Tani, gjithçka do të zgjidhet në një ndeshje të vetme, e cila, në edicionin e saj të parë, do të kujtojë një ndeshje historike dhe fatkeqe për të kaltrit, përsëri në San Paolo: gjysmëfinalen e Kupës së Botës 1990.


Shtuar 14.07.2021 18:52