FIFA, Infantino: Të drejtat e punëtorëve të Katarit janë përmirësuar

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino tha se mikpritja e Kupës së Botës në Katar ka ndihmuar në vendosjen e Katarit në hartën ndërkombëtare, duke shkaktuar një përmirësim të ndjeshëm në të drejtat e punëtorëve në vend.

Duke folur në Samitin Botëror të Inovacionit për Shëndetin në Doha, presidenti i FIFA-s shpjegoi se Katari është bërë me të vërtetë një qendër në botë.

“Ne folëm për punëtorët, të drejtat e punëtorëve dhe të drejtat e njëriut, janë ngritur disa kritika me të drejtë, dhe ndryshimet kanë ndodhur”, tha Infantino.

Numri 1 i FIFA-s i referohej largimit të më së shumti problemeve me sistemin kafala dhe krijimi i pagave minimale si dy ndryshime kyçe në Katar. Ai përmendi gjithashtu risitë si kostumet që freskojnë punëtorët në ditët e nxehta./ h.ll/albeu.com


Shtuar 7.10.2022 11:49