Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Sala Jashari, ka kërkuar që Kuvendi i Kosovës të mblidhet urgjentisht nesër në një seancë të jashtëzakonshme.
Të lidhura
None found
Përmes një postimi, ajo ka bërë thirrje për pjesëmarrjen e të gjitha partive politike në këtë mbledhje.
“Kërkoj që nesër Kuvendi i Kosovës të mblidhet urgjentisht në një seancë të jashtëzakonshme. Të gjitha partitë duhet të jenë aty”, ka shkruar Jashari.
Jashari i është drejtuar edhe kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu, nga e cila ka kërkuar që seanca të thirret pa vonesë.
“Kërkoj nga kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, që ta thërrasë menjëherë seancën”, ka deklaruar ajo.
