Trajneri i Egjiptit, Hossam Hassan, menaxheri i skuadrës, Ibrahim Hassan, dhe sulmuesi Mostafa Ziko janë përfshirë në procedura disiplinore të nisura nga FIFA.
Të lidhura
None found
Federata Egjiptiane e Futbollit bëri të ditur përmes një njoftimi zyrtar se hetimi lidhet me deklaratat e bëra nga tre të përfshirët pas disfatës 3-2 ndaj Argjentinës në Kupën e Botës 2026.
Sipas federatës, çështja po ndiqet dhe përgjigjet, së bashku me dokumentet e nevojshme ligjore, do t’u dërgohen organeve të FIFA-s brenda afateve të përcaktuara.
“Federata Egjiptiane e Futbollit konfirmon respektin e saj për rregulloret dhe procedurat e FIFA-s. Përgjigjet dhe dokumentet ligjore të nevojshme do të dorëzohen brenda afateve të përcaktuara”, thuhet në deklaratë.
EFA deklaroi se qëndron në mbështetje të individëve të përfshirë dhe se do të mbrojë interesat e futbollit egjiptian përmes kanaleve zyrtare përkatëse.
Gjithashtu, federata nënvizoi përkushtimin ndaj parimeve të lojës së drejtë dhe respektit për organizatorët e turneut. Në të njëjtën kohë, ajo ruajti të drejtën për të mbrojtur para organeve kompetente të FIFA-s interesat e stafit teknik dhe të lojtarëve.
