Milan ka nisur një paradë feste në orën 18:00 të ditës së hënë duke bërë xhiro me një autobus në rrugët e Milanos.
Tifozë të shumtë kanë pushtuar rrugët e qytetit, dhe festa është e hareshme. Por një detaj është parë gjatë festimit në autobusin e ekipit, ku Maignan dhe Rebic mbajnë në dorë një banderolë ku shkruhet “Kupën e Italisë futeni në prapanicë”.
Ky mesazhë është direkt thumbues për zikaltërit, por nuk dihet nëse këtë shkrim e kanë bërë vetë lojtarët e Milanit, apo tifozët ua kanë dhënë./ h.ll/albeu.com