Ferran Torres sonte zbarkon në Barcelonë, nesër vizitat mjekësore

Ferran Torres ka planifikuar të udhëtojë sonte  në Barcelonë për t’iu nënshtruar  kontrollove mjekësore  të hënën, të ndarë në dy pjesë, si një hap paraprak dhe i detyrueshëm, përpara se të japë OK për nënshkrimin e tij.

Siç ka mësuar AS, sulmuesi i Manchester Cityt fillimisht do të shkojë në spitalin e Barcelonës dhe më pas në Ciutat Esportiva.

Dy muaj e gjysmë pas dëmtimit të tij, lojtari tashmë ka hyrë në fazën përfundimtare të rikuperimit. /albeu.com


Shtuar 26.12.2021 19:29