“Fenomeni” me fjalë të mëdha për Mbappe: Më ngjason mua

Ish-sulmuesi brazilian Ronaldo, ose siç njihet nga tifozët ‘Ronaldo Fenomeni’ mbahet mend për cilësitë e jashtëzakonshme në futboll ku shumë e cilësojnë si lojtari më i mirë i të gjitha kohërave.

Dy herë fituesi i ‘Topit të Artë’, në një intervistë për ‘DAZN’ , nuk nguroi të fliste për yllin e PSG-së, Kylian Mbape.

Në lidhje me cilësitë e Mbape dhe ngjashmëritë e përfolura me sulmuesin legjendar, Ronaldo u shpreh:

‘’Mbape ka atribute të ngjashme me mua. Ai ka cilësi të jashtëzakonshme, teknikë të jashtëzakonshme që ai e ekzekuton me shpejtësi të madhe.

Ai kalon mbrojtësit, kalon portierët dhe pavarësisht se është shumë i ri ka bërë një rrugë të gjatë. Më pëlqen Mbape”, tha Ronaldo braziliani.


Shtuar 7.09.2021 17:47