Felix thërret publikisht yllin e Portugalisë pas super Europianit: Eja te Atl Madrid (FOTO LAJM)

Joao Felix nuk ka zhvilluar një Europian të mirë, shkak edhe mungesat e shumta në sajë të dëmtimeve dhe një forme të luhatur edhe gjatë sezonit.

Ylli i Atletico Madrid ka nisur pushimet dhe shpresohet që vitin tjetër të jetë më gati dhe të bëjë diferencën te colchoneros që e paguan gati 121 mln euro.

Ndërkohë, ai përfiton për të bërë “merkaton”… Si? nga rrjetet sociale, natyrisht.

Kështu, në postimin e Renato Sanchez nga avioni privat teksa do të udhëtojë për të pushuar, Felix ka komentuar “eja te Atletico”, ndërsa ylli i Lille dhe fitues i Ligue 1, që zhvilloi super Europian, e ka kthyer me një shikim disi misterioz.

Shtuar 5.07.2021 17:39