Federer tërhiqet nga “French Open 2021”, ky është shkaku

Tenisti Roger Federer është larguar nga “French Open”.

 

Zvicerani pas fitores ndaj gjermanit Dominik Koepfer (7-6, 6-7, 7-6 dhe 7-5), ishte paraparë të përballej me italianin Matteo Berettini në raundin e katërt.

Por, Federrer është detyruar të largohet nga turneu, pas një lëndimi në gjurin e djathtë.

“Pasi diskutova me skuadrën, kam vendosur të largohet sot. Pas dy operacioneve në gju dhe një viti shërim, është e rëndësishme të dëgjojë trupin dhe të sigurohem që të mos e shpejtojë rrugën time të shërimit”.

“Jam i lumtur që mora tri ndeshje. Nuk ka ndjenjë më të mirë se rikthimi”, shkruhet në komunikatë.

Berrettini tani avancon në çerekfinale, ku do takohet me fituesin e ndeshjes Novak Djkovic – Lorenzo Musetti./


Shtuar 6.06.2021 17:35