Federata e Futbollit e Kosovës licencon shtatë klube për garat evropiane

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar zyrtarisht se shtatë klube nga futbolli janë licencuar për të marrë pjesë në garat evropiane.

FFK ka njoftuar se komisioni i Shkallës së Parë për Licencimin e klubeve për garat e UEFA-s, ka marrë vendimet në lidhje me procesin licencues për edicionin 2024/25 të garave të UEFA-s.

Të lidhura

None found

Për licencim për garat e UEFA-s kanë aplikuar 7 klube nga Superliga e meshkujve dhe 1 klub nga Superliga e femrave.

Nga 8 klube, sa e kanë nisur procesin e licencimit, 7 prej tyre janë licencuar, kurse një nuk është licencuar.

Klubet e licencurara janë: FC Ballkani, FC Drita, FC Llapi, FC Malisheva, FC Prishtina dhe SC Gjilani nga futbolli i meshkujve, ndërsa KFF Mitrovica nga futbolli i femrave.

FFK ka njoftuar gjithashtu se klubi i vetëm që nuk ka marrë licencën për garat e UEFA-s për edicionin 2024/25 është: KF Dukagjini nga Klina.

Ndryshe, Kosova i dërgon katër ekipe në garat ndërkombëtare nga futbolli i meshkujve, ku Ballkani, Drita dhe Llapi e kanë siguruar, ndërsa vendi i fundit synohet nga Malisheva dhe Prishtina. /Telegrafi/


Shtuar më 2.05.2024 13:28

bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetyasal bahis siteleriyasal bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişdirectorsprofilekahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş