FC Shkupi mbetet pa sekretar, Emir Shabani njofton largimin nga klubi i Çairit

FC Shkupi mbetet pa sekretarin e Përgjithshëm. Emir Shabani që mbante këtë post ka njoftuar largimin e tij nga skuadra e Çairit.

“Nga sot nuk do të jem më pjesë dhe nuk do të kryej detyrat e menaxherit të përgjithshëm te FC Shkupi. Dua të shpreh mirënjohjen e sinqert për klubin dhe pronarin e saj, Olgun Aydin për besimin dhe mundësinë që më kanë dhënë për të menaxheruar klubin. Faleminderit stafit, lojtarëve dhe të gjithë punonjësit si dhe dhe një vlerësim i veçant për grupin e tifozëve ‘Shvercerat’. I uroj klubit të vazhdoj me suksese edhe në të ardhmen” ,ka shkruar mes tjerash Emir Shabani.

Këtë post Emir Shabani e ka mbajtur ndër vite te FC Shkupi, teksa pritet se kush do të vjen në vend të tij për të udhëhequr te bardheblutë në të ardhmen. /Telegrafi/


Shtuar 12.01.2024 08:48