Fatih Terim shtrohet në spital

Fatih Terim nuk do të jetë i pranishëm të enjten për Lazio-Galatasaray, raporton TuttoMercatoWeb.

Klubi turk bën të ditur se tekniku është transferuar në spital pasditen e djeshme për një problem shëndetësor.

Pas analizave të ndryshme në 24 orët e fundit, Terimi është rikthyer sot për të drejtuar skuadrën me leje të posaçme nga mjekët prej vetëm dy orësh.

Megjithatë, ish-trajneri 68-vjeçar i Fiorentinës dhe Milanit u rikthye në spital për të vazhduar rehabiltimin tha klubi turk. /albeu.com/


Shtuar 7.12.2021 19:19