Fabrizio Romano tregon katër emrat që do largohen nga Chelsea, në mesin e tyre edhe Broja

Chelsea po përgatitet për një tjetër eksod veror teksa po i afrohemi hapjes së afatit kalimtar.

‘Blutë e Londrës’ ishin dëshmitarë të largimit të 15 lojtarëve në fillim të këtij sezoni, teksa emra si Mason Mount dhe Ruben Loftus-Cheek u larguan në kërkim të aventurave të reja.

Me Mauricio Pochettinon i cili është i etur për ta ndërtuar ekipin edhe një herë, edhe katër emra të tjerë janë bërë kandidat të mundshëm për një largim.

Eksperti i transferimeve Fabrizio Romano ka folur rreth afatit të ardhshëm kalimtar dhe mbi atë se çfarë mund të presim nga shumica e klubeve në Ligën Premier.

Chelsea do të duhet që të shpenzojë me kujdes gjatë verës pasi mund të thyejnë rregullat financiare dhe këtë mund ta lehtësojnë nëse bëjnë shitje të lojtarëve.

“Ne me shumë gjasa do të shohim disa largime nga Chelsea këtë verë, veçanërisht me lojtarët që momentalisht janë në huazim”, ka thënë fillimisht Romano.

“Siç kam raportuar më parë, plani është që Armando Broja të shitet sapo të rikthehet nga huazimi tek Fulhami, dhe Hakim Ziyech tashmë mund të konsiderohet se ka luajtur ndeshjen e fundit për Chelsean”.

“Unë gjithashtu pres që Romelu Lukaku dhe Ian Maatsen të largohen nga Chelsea, por për të tjerët, ne duhet të presim dhe të shohim se çfarë do të ndodhë”, përfundoi ai. /Telegrafi/


Shtuar 11.05.2024 20:28