Categories: sport

Fabrizio Romano konfirmon marrëveshjen: Mohamed Salah transferohet te Trabzonspori

Mohamed Salah do ta vijojë karrierën në Turqi, pasi Trabzonspori ka siguruar transferimin e sulmuesit egjiptian. Marrëveshja është konfirmuar edhe nga gazetari italian Fabrizio Romano.

Futbollisti 34-vjeçar largohet nga Liverpooli në përfundim të sezonit 2025/26 dhe kalon te Trabzonspori me statusin e lojtarit të lirë. Me klubin turk ai ka rënë dakord për një kontratë dyvjeçare.

Të lidhura

None found

Klubi nga Trabzoni kishte njoftuar më parë nisjen e bisedimeve për Salah, ndërsa tashmë negociatat mes palëve janë mbyllur me marrëveshje përfundimtare.

Me këtë transferim, Salah mbyll një kapitull historik në Liverpool. Gjatë nëntë sezoneve me skuadrën angleze, ai u afirmua si një prej futbollistëve më të rëndësishëm në historinë e klubit.

Egjiptiani regjistroi 442 paraqitje dhe realizoi 257 gola gjatë periudhës së tij në Anfield. Ai kontribuoi që Liverpooli të fitonte dy tituj të Ligës Premier, Ligën e Kampionëve, FA Cup dhe dy Kupa të Ligës.

Kalimi i Salahut te Trabzonspori pritet të renditet mes transferimeve më të bujshme të merkatos verore në futbollin turk.

të fundit

Kërçeli rejects claim over “€1 billion”: €6.5 million worth of energy was imported from Serbia

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

45 minutes ago

Kërçeli kundërshton pretendimin për “1 miliardin”: Nga Serbia u importuan 6.5 milionë euro energji

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

1 hour ago

Jensen Huang’s resignation rocks Nvidia: Espionage suspicions expose bigger issues

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

2 hours ago

Dorëheqja e Jensen Huang trondit Nvidia-n: dyshimet për spiunazh zbulojnë çështje më të mëdha

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

3 hours ago

Liga e Kombeve ka shtatë çerekfinalistë, Danimarka dhe Norvegjia vendosin biletën e fundit

Shtatë nga tetë çerekfinalistët e Ligës së Kombeve për edicionin 2026/27 tashmë janë përcaktuar. Pas ndeshjeve të së hënës, Gjermania…

3 hours ago

36-year-old firefighter dies after falling from a cliff while hiking in Missouri

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin në Misuri të SHBA-së, ku një zjarrfikëse 36-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë…

3 hours ago