Cesc Fabregas është gati të kthehet në fushë pas 219 ditësh. Mesfushori spanjoll do t’i shtohet rezervave të Monakos për ndeshjen e së shtunës ndaj Aubagne, e vlefshme për kampionatin National 2, divizioni i katërt francez.
Ish-lojtari i Barcelonës dhe Arsenalit, nuk ka luajtur që nga 16 shtatori, nga ndeshja e parë e grupit të Champions League kundër Sturm Graz.
Ai u frenua nga koronavirusi dhe një sërë dëmtimesh që e shoqëruan./ h.ll/albeu.com