Sipas Gianluca Di Marzio, Interi ka vendosur të marrë Christian Chivun si trajnerin e tyre të ardhshëm, pasi Cesc Fabregas refuzoi ofertën e klubit.
Pas këtij zhvillimi, Interi ka informuar zyrtarisht Parmën për synimin e tyre për ta emëruar Chivun në postin e trajnerit për sezonin e ardhshëm.
Ky njoftim u bë të enjten pasdite, pasi Como refuzoi kërkesën e Interit për Fabregasin, duke e detyruar klubin të kërkojë alternativa të reja.
Drejtuesit e klubit, përfshirë drejtorin sportiv Giuseppe Marotta, tani janë të përqendruar te Chivu, i cili aktualisht është në krye të Parmës.
Chivu, një ish-lojtar i Interit dhe fitues i tripletës nën drejtimin e Jose Mourinhos, shihet si kandidati ideal për të udhëhequr skuadrën.
Ai ka lënë përshtypje të mira këtë sezon, duke e udhëhequr Parmën drejt mbijetesës në Serie A pas vetëm një gjysmë sezoni në krye të ekipit.
Interi pritet të finalizojë marrëveshjen së shpejti, me Chivun që tashmë shihet si favorit për të zëvendësuar Simone Inzaghin në pankinën e “Nerazzurrëve”.