Fabio Refatllari feston sot 17-vjetorin, vetëm katër ditë pasi veshi për herë të parë fanellën e ekipit të parë të Volos. Mesfushori shqiptar u aktivizua në ndeshjen e Kupës së Greqisë ndaj Iraklis, të cilën Volosi e fitoi 3 – 1.
Refatllari qëndroi në fushë për 80 minuta dhe paraqitja e tij la përshtypje pozitive. Për futbollin grek, aktivizimi i një lojtari shqiptar në një moshë kaq të re është një rast i pazakontë, duke e bërë talentin shqiptar një përjashtim.
Të lidhura
None found
Nëse vazhdon me të njëjtin ritëm, nuk përjashtohet që shumë shpejt të marrë një ftesë nga ekipet e moshave të përfaqësueses greke.
Pikërisht për këtë arsye, Kombëtarja shqiptare duhet të veprojë në kohë dhe të shqyrtojë mundësinë për ta afruar Refatllarin, përpara se të jetë vonë. Ai mund të jetë një alternativë për repartin para mbrojtjes, në rolin e mesfushorit defensiv.
