Categories: sport

F1/ Objektivi real i Ferrarit, vendi i tretë pas Mercedesit dhe Red Bullit

Çmimi i Madh i Bahreinit po troket dhe Ferrari po përgatitet të nisë një sezon të ri me disa risi të rëndësishme krahasuar me të kaluarën e afërt. Drejtuesit e Maranellos kanë vendosur t’i besojnë gjithçka pilotit Charles Leclerc, për të tashmen dhe të ardhmen, duke i garantuar atij një rinovim shumëvjeçar të kontratës dhe duke i vënë në krah një pilot mjaft të ri, por tashmë me përvojë, spanjollin Carlos Sainz, që zë vendin e katër herë kampionit të botës, Sebastian Vettel.

Te Ferrari synojnë përmirësimin e performancës së makinës, pas një sezoni për t’u harruar, që u mbyll me një vend të gjashtë zhgënjyes për konstruktorë.

Të lidhura

None found

SF1000 provoi se ishte një nga “kokëkuqet” më të dobëta të të gjitha kohërave, kështu që nuk është e lehtë të synosh pozicione të larta, duke marrë parasysh pikënisjen e projektit SF21.

Rregullorja teknike nuk ka pësuar ndryshime të mëdha krahasuar me kampionatin e fundit, teksa pritet të ndodhë një revolucion i vërtetë në vitin 2022, kështu që arritjet në pistë mund të jenë të ngjashme me ato të vitit 2020.

Ferrari ka punuar shumë për të kapërcyer hendekun e motorit në krahasim me rivalët, por ekipet e tjera gjithashtu kanë bërë përparim këtë dimër, kështu që një panoramë e saktë e situatës do të ofrohet vetëm në fund të kualifikueseve të para të sezonit, në Sakhir.

Objektivi real për prodhuesin emilian duhet të jetë arritja e vendit të tretë, menjëherë pas Mercedesit dhe Red Bullit. Një rezultat më i mirë do të ishte shumë befasues dhe do të përfaqësonte një pikënisje të jashtëzakonshme në funksion të një cikli të ri, por konkurrenca është jashtëzakonisht e ashpër dhe duket si një ndërmarrje shumë e vështirë për t’u arritur. Të mposhtë Alpine, Aston Martin, AlphaTauri dhe McLaren, rivalët e mesit të tabelës, do të jenë e vështirë për Ferrarin, edhe për atë që u kuptua gjatë provave, por ekipi i Maranello do ta luftojë fort, në çdo pistë, deri në garën e fundit të kampionatit.

 

të fundit

Mourinho vë në shënjestër Scott McTominay për mesfushën e Real Madridit

Sipas gazetarit Nicolo Schira, trajneri Jose Mourinho po e monitoron nga afër mesfushorin e Napolit, Scott McTominay, si një objektiv…

8 minutes ago

Ademi: Në Kushtetuese është hapur procedurë për largimin e kuotave etnike nga Akademia për gjyqtarë dhe prokurorë

Sekretari gjeneral i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi tha se është iniciuar proces për heqjen e kuotave etnike në…

10 minutes ago

“Këtu na ke ditë e natë!”/ Qytetarët rikthehen sërish te Kryeministria pas marshimit kilometrik, paralajmërojnë Ramën: Nesër do të jemi edhe më shumë!

Pas disa orësh qëndrese të palëkundur, dita e 38-të e revoltës qytetare është përmbyllur aty ku nisi, përpara godinës së…

12 minutes ago

15-vjeçari nga Cërriku rrëmben medaljen e artë në Olimpiadën Ndërkombëtare STEM

Një tjetër sukses për arsimin shqiptar në arenën ndërkombëtare. Loris Qose, nxënës i shkollës 9-vjeçare “7 Marsi” në Cërrik, ka…

13 minutes ago

“Ne e humbëm beben”, Ish-banorja e Big Brother VIP ndan mesazhin e dhimbshëm

Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova 2”, këngëtarja dhe sipërmarrësja Ledi Vokshi, ka ndarë me ndjekësit një lajm të dhimbshëm,…

29 minutes ago

Lulaj pas barazimit me BATE Borisov: Pësuam nga një gabim në pozicionim, por kualifikimi mbetet i hapur

Bruno Lulaj dhe ekipi i ElbasanitKapiteni i Elbasanit, Bruno Lulaj ka reaguar për media, pas barazimit me BATE Borisov, ndeshje…

32 minutes ago