Categories: sport

Mourinho vë në shënjestër Scott McTominay për mesfushën e Real Madridit

Jose Mourinho po ndjek me vëmendje mesfushorin e Napolit, Scott McTominay, si një emër të mundshëm për merkaton e verës, sipas gazetarit Nicolo Schira.

Të lidhura

None found

Trajneri portugez e njeh mirë futbollistin skocez nga periudha që kaluan së bashku te Manchester United dhe ka kërkuar të dhëna mbi mundësinë që ai të transferohet në ‘Santiago Bernabeu’.

Gjithsesi, realizimi i një operacioni të tillë paraqitet i vështirë për madrilenët. McTominay e ka si synim kryesor vazhdimin e karrierës te Napoli, ndërsa klubi italian po punon për t’i ofruar një kontratë të re deri në vitin 2030, me një rritje të konsiderueshme të pagës.

Lojtari ka hedhur poshtë edhe oferta shumë të majme që kanë ardhur nga Arabia Saudite.

Ndërkohë, Real Madridi po zhvillon një verë mjaft dinamike në tregun e transferimeve. Pas një sezoni nën pritshmëri, klubi ka hyrë në një fazë rindërtimi të skuadrës, duke i kushtuar rëndësi të veçantë përforcimit të mbrojtjes dhe të mesfushës.

Raportimet më të fundit bëjnë me dije se madrilenët kanë zyrtarizuar afrimin e mbrojtësit të djathtë holandez Denzel Dumfries nga Inter, duke shtuar konkurrencën në repartin defensiv.

Sipas burimeve pranë klubit, Mourinho synon të afrojë edhe një mesfushor qendror të nivelit të lartë, por çdo lëvizje e rëndësishme do të kushtëzohet edhe nga largimet e mundshme nga ekipi.

Emri i Aurelien Tchouameni është përmendur shpesh si një alternativë për t’u larguar nga ‘Los Blancos’, edhe pse deri në këtë moment nuk ekziston asnjë vendim zyrtar për të ardhmen e tij.

të fundit

Doli: 15 more miners brought out of the mine

Pesëmbëdhjetë minatorë kanë dalë nga miniera pas disa orësh të vështira të kaluara të ngujuar në thellësi, duke sjellë lehtësim…

5 hours ago

Father waits in tears for his son to be brought out of the Trepça mine

Me lot në sy dhe i shqetësuar për fatin e djalit të tij, një baba po pret me ankth jashtë…

5 hours ago

Trepça miner after emerging from underground: Colleagues are well and climbing toward the exit

Ka filluar dalja e minatorëve nga miniera e Trepçës pas ngujimit të tyre nën tokë. Njëri nga minatorët që sapo…

5 hours ago

Doli: 15 minatorë të tjerë u nxorën nga miniera

Pesëmbëdhjetë minatorë kanë dalë nga miniera pas disa orësh të vështira të kaluara të ngujuar në thellësi, duke sjellë lehtësim…

5 hours ago

Baba me lot në sy pret nxjerrjen e djalit nga miniera e Trepçës

Me lot në sy dhe i shqetësuar për fatin e djalit të tij, një baba po pret me ankth jashtë…

5 hours ago

Trepça miner recounts moments trapped in mine

Ka folur njëri prej 63 minatorëve që kanë mbetur të ngujuar sonte në horizontin e 11-të të minierës së Trepçës.…

6 hours ago