F1/ Montecarlo vendos tribunat anash pistës, parashikon 50% të tifozëve

Gara e Çmimit të Madh të Monaco në Formula 1, që zhvillohet në rrugët e Montecarlo, pritet të zhvillohet me tifozë. Kjo garë do të zhvillohet më 23 maj.

Organizatorët e garës kanë nisur të vendosin tribunat anash pistës dhe shpresojnë të afrojnë deri në 50% të fansave. Kjo është një pistë qytetase, ku mjaft fansa të Formula 1 në Montecarlo e shohin garën nga ballkonet e shtëpisë.

Për momentin, organizatorët kanë nxjerrë në shitje një pjesë të biletave për këtë garë, deri në 40% të biletave, por kjo sasi mund të rritet ditët në vijim. Gjithçka varet nga situata e pandemisë në këtë vend.


Shtuar 15.04.2021 10:36