Everton tenton të transferojë yllin e Juventusit

Juventus thuhet se është i hapur për të pranuar oferta për lojtarin e tyre, Merih Demiral dhe Evertoni është i gatshëm të bëjë një lëvizje të tillë.

 

Ata paguan 18 milion euro për të nënshkruar me qendërmbrojtësin nga Sassuolo në korrik 2019 dhe tani kërkojnë që të largojnë lojtarin nga klubi.

Duke pasur parasysh problemet financiare në rritje dhe një sërë dëshmtimesh që e kufizuan atë që të ketë vetëm 23 paraqitje zyrtare këtë sezon, situata e Demiral ka ndryshuar.

Sipas Calciomercato.com, Everton janë favoritët për të nënshkruar me lojtarin dhe kërkojnë që në verë të bëjnë një transferim të tillë.

Klubi i Carlo Ancelotti është i gatshëm t’i ofrojë atij të paktën 3 milionë euro në vit për pagat e sezonit, pothuajse dyfishin e pagës së tij aktuale.

Oferta e transferimit do të ishte me vlerë 25-30 milionë euro, duke iu afruar çmimit të kërkuar prej 35-40 milionë euro.

Shtuar 28.04.2021 07:04