Everton mund Notingamin/ Mojes kërkonte ta shikonte në aksion, Broja i përgjigjet me performancë solide

Evertoni i Armando Brojës ka arritur që të marrë sot një fitore surprizuese në fushën e Notingam Forest. Një gol i shënuar nga Dukure në të 94’ i dha fitoren ekipit nmik përballë formacionit të Notingemit, i cili është forcë e tretë e kampionatit anglez me 57 pikë në 32 takime.

Armando Broja luajti që nga minuta e parë dhe ishte autor i një paraqitjeje mjaft të mirë deri minutën e 64’ kur i la vendin Betos.

Përpara këtij dueli trajneri i Everton komentoi kështu kur u pyet përse kishte zgjedhur që të aktivizonte që nga minuta e parë shqiptarin. “Mendoj se nuk kemi patur mundësi që ta shikojmë në aksion dhe Armando duhet të kishte një shans për të treguar sa vlen”, tha Dejvid Mojes.


Shtuar 12.04.2025 19:30